
The New Physiology Of Vision
FANI ZGURO
Opening: 11 march 2010
From 12 to 31 march 2010
The Promenade Gallery is proud to present the solo exhibition of albanian artist Fani Zguro.This exhibition consists in a new paintings cycle realized in mixed media.
Fani Zguro (Tirana, 1977). Lives and works in Berlin. He has exhibited also at Tirana Biennal, Mediterraneo Biennal in Taviano, Young Artists Bucharest Biennal, Museo de Arte Moderna in Medellin and Haus der Kulturen der Welt in Berlin.

Diten e enjte, 11 mars inaugurohet ekspozita personale e artistit shqiptar Fani Zguro. Ekspozita me titull “Tregimet e Ylberit” konsiston në prezantimin e dy serive me piktura. Seria e parë është një grup prej pesë pikturash në telajo dhe akrelik, ku artisti luan me historinë e artit dhe rizgjimin e të kaluarës.
Abstraksioni ekspresionist dhe piktura gjeometrike janë aplikuar në një projekt të vetëm. Njëkohësisht elementi i ngjyrës është pjesë determinuese e ciklit. Kjo për të ironizuar edhe njërën prej pikave të manifestit të John Baldessarit - piktura që ka më shumë ngjyra ka më shumë mundësi tregu! Kjo seri ka për qëllim të reflektojë rreth faktit se si lëvizjet artistike rikthehen në kohë, shpesh identike dhe të paricikluara. Kurse seria e dytë konsiston në disa akuarele, të cilat i japin titullin ekspozitës.
Seria “Po ti bashkosh të gjitha katroret formohet ylberi” është një projekt specifik i realizuar enkas për ekspozitën personale në Galerinë Promenade.
Fani Zguro ka lindur më 1977 në Tiranë. Ai jeton dhe punon në Berlin. Punët e tij janë prezantuar gjithashtu edhe në Bienalen e Tiranës, në Bienalen e Artistëve të Rinj në Bukuresht, në Hauser der Kulturen der Welt në Berlin, në Museo de Arte Moderna në Medellin, në Reina Sofia në Madrid, është fituesi i çmimit të parë Onufri 07 etj.
Fani Zguro
Galeria Promenade
Inagurimi 11 Mars 2010 ora 18.00
Prej 12 deri më 31 Mars 2010
The Promenade Gallery
Bulevardi Skele Uji i Ftohte
AL 9401, Vlore ALBANIA